1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bosnjë-Hercegovina heq pengesën e fundit për vizat

Komisioni Evropian paraqet para Këshillit të Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme vlerësimin për plotësimin e kushteve për heqjen e vizave për Bosnjën e Shqipërinë

Pas raportit të misionit të ekspertëve, i cili ka qëndruar në Sarajevë në fillim të qershorit, Komisioni Evropian në fillim të shtatorit (siç edhe ishte planifikuar), do të sjellë vlerësimin e tij final për sa i përket plotësimit të kushteve për vënien e Bosnjës në listën e shteteve pa regjim vizash. Të parët që do ta dëgjojnë vlerësimin e Komisonit Evropian do të jenë të dërguarit e këshillit përkatës të Parlamentit Evropian.

Raportuesja Speciale e Parlamentit Evropian për Liberalizimin e Vizave, Tanja Fajon me këtë rast për Dojçe Vele-n thotë:

„Shpresoj se raporti do të jetë pozitiv, si për Bosnjën, poashtu edhe për Shqipërinë. Sipas informatave nga terreni, të dyja vendet janë në fazën përfundimtare të përmbushjes së të gjitha kritereve të duhura si dhe të kushteve teknike për një regjim pa viza."

Ministrat e BE-së vendosin në tetor apo në nëntor

Me vendimin e djeshëm (01.09)t ë Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnjë Hercegovinës për zgjatjen e mandatit ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Koordinimin e Luftës Kundër Korrupsionit, është eleminuar edhe çështja e fundit e hapur, të cilën Bosnjë Hercegovina duhej ta zgjidhte deri në kompletimin e kushteve për heqjen e vizave të Shengenit për qytetarët e saj. Tanja Fajon shpreson se me këtë informatë, raporti i Komisionit Evropian për Bosnjë Hercegovinën do të jetë pozitiv.

“Nëse është fjala për këtë, do të vazhdojmë me procedura të mëtutjeshme sa më shpejt të jetë e mundur“-thotë Fajon për Dojçe Vele-n dhe sqaron:

“Pas kësaj shpresoj se vendet anëtare çështjen e liberalizimit të vizave për Bosnjë Hercegovinën dhe Shqipërinë do ta vënë në axhendën e tyre sa më shpejt që është e mundur. Pasi të kalojë kjo çështje, do të ishte reale që ministrat e drejtësisë të vendeve anëtare të BE-së të flasin për këtë në takimin e tyre në tetor ose në nëntor“.

Liberalizimi i vizave është një çështje urgjente

Si shumë herë deri tani, raportuesi special i Parlamentit Evropian për Bosnjë-Hercegovinën dhe Shqipërinë deklaron se finalizimin e kësaj çështjeje do të dëshironte ta shohë sa më shpejt dhe para festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, siç ndodhi vitin e kaluar me heqjen e vizave për qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

“Megjithatë, çdo gjë së pari varet nga ajo nëse raporti i Komisionit Evropian do të jetë pozitiv. Shpresoj se do të jetë, se procesi e mëtejshëm do të vazhdojë sa më shpejt që është e mundur dhe se për këtë vendim do të ketë vullnet të duhur politik në Bashkimin Evropian,”-thotë Fajoni për Dojçe Vele-n.

Tanja Fajon që në qershor të këtij viti iu ka bërë thirrje të gjitha institucioneve evropiane që me çështjen e liberalizimit të vizave për Bosnjë Hercegovinën dhe Shqipërinë të merren si me një “çështje urgjente” dhe të mos lejojnë shtyrjen e atij vendimi, duke e shndërruar procesin teknik në çështje politike. Çdo shtyrje e liberalizimit të vizave do të çonte në pasiguri ekonomike dhe drejt një ndarjeje të thellë etnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Autor: Marina Maksimovic/Ajete Beqiraj

Redaktoi: Auron Dodi

Më shumë nga rubrika

Shpërbërja e Jugosllavisë

Si e përjetuan intelektualët dhe artistët procesin e shpërbërjes?