Koncerni evropian i prodhimit të avionëve heq dorë nga konkurimi për një tender joshës me një vëllim prej rreth 35 miliardë dollarësh të Pentagonit.
Avioni cisternë i tipit KC-45 / EADS / Northrop Grumman
Koncerni evropian i prodhimit të avionëve dhe të armatimeve EADS, pjesë e koncernit Airbus, dhe partneri i tij amerikan prodhuesi i armatimeve, Nothrop Grumman u tërhoqën nga tenderi i shpallur prej Pentagonit për ndërtimin e 179 avionëve cisternë.
Duke argumentuar tërheqjen nga procesi i tenderimit shefi i EADS, Tom Enders, e akuzoi qeverinë amerikane se e kishte përgatitur tenderin në mënyrë të tillë që fitues të dilte koncerni konkurrent i EADS-së, Boing. Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Robert Gates, kishte deklaruar që një vit më parë se për të do të ishte e pranueshme vetëm në rast se tenderin e fitonte koncerni Boeing.
Në garën për tenderin joshës të Pentagonit bëhet fjalë për një kontratë me një vëllim prej rreth 35 miliardë dollarësh, që konsiderohet si "biznesi i shekullit".
Sipas kushteve të raundit të parë të tenderit fituese do të kishin dalë koncernet Northrop Grumman und EADS, por pasi në SHBA u bë publik një ndër skandalet më të mëdha në fushën e tenderimit koncerni Boing protestoi ndaj këtij tenderi. Komisioni i Kontrollit të Kongresit deklaroi se procesi i tenderimit kishte pasur gabime dhe i kërkoi Petangonit ta shpallte edhe një herë atë.
Avioni cisternë i tipit / KC-767 / Boeing
Avioni cisternë i koncernit EADS i tipit KC-45 është një variant i Airbus A330. Deri tani ky avion i ka fituar në të gjithë tenderat ndërkombëtarë për avionët cisternë ku ka qenë në garë me konkurentin e tij Boeing KC-767. Avioni i tipit Boeing KC-767 bazohet në avionët e vjetër për pasagjerë të tipit B767, avionë të cilët u zhdukln nga tregu për shkak të konkurencës së avionëve të koncernit Airbus.
Boeing reklamon se me avionin e tipit KC-767 mund t'ua përshtasë prodhimin në çdo kohë kërkesave të trupave të aviancionit luftarak të SHBA-së. Veç kësaj KC-767 shpenzon rreth një të katërtën më pak karburant se avioni i Airbusit KC-45.
(dpa, afp, apn, rtr)
Redaktor: Pandeli Pani