Ju ftojmë të hyni në një dimension të ri të të mësuarit! Kursi falas në internet Deutsch Interaktiv u drejtohet të gjithëve – pavarësisht nëse e filloni tani këtë gjuhë, ose nëse keni njohuri paraprake. Me 30 mësime, Kursi për Autodidaktët përmban njohuri për shkallët e nivelit A1 deri B1 të Kornizës Evropiane të Referencës. Një numër i madh faqesh me udhëzime, ushtrimesh dhe testesh do t'ju mbështesin në procesin e të mësuarit të pavarur. Materiale interesante në audio, seri fotografish dhe video përcjellin te ju një pamje autentike të jetës në Gjermani. Përmbledhja e gramatikës, një fjalor me më shumë se 7.000 fjalë dhe ndihma për shqiptimin ua lehtësojnë punën me këtë kurs të gjermanishtes.
Hyni në sistem si vizitor ose regjistrohuni. Në nivelin e personalizuar mund t'i memorizoni rezultatet e mësimeve. Me pyetje klasifikuese konstatoni gjendjen e dijeve. Sukses!