1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
  • Kështjella përrallore

    Mbreti Ludwigu II i Bavarisë

    Kështjella përrallore

    Kështjella Nojshvanshtajn (Neuschwanstein) është ngrehina më e famshme e mbretit Ludwig II të Bavarisë. Ajo është një nga atraksionet turistike më të njohura në Gjermani. Që nga viti 1869, ai nisi të ndërtojë atë, - një imagjinim i idealizuar i një kështjelle kalorsiake mesjetare. Ajo vizitohet nga më shumë se një milionë turistë në vit e për shumë gjermanë është simbol i kështjellës gjermane.

  • Mbreti i kundërshtive

    Mbreti Ludwigu II i Bavarisë

    Mbreti i kundërshtive

    Mbreti i Bavarisë Ludwigu i II (25.8.1845 - 13.06.1886) është ndër figurat më të famshme të Gjermanisë. Vizitorë nga e gjithë bota vizitojnë kështjellat e tij dhe habiten me shpirtin shpikës dhe delirin e tij të madhështisë. Në moshën 41 vjeçare mbreti Ludwig u mbyt në afërsi të liqenit Starnberger pranë Mynihut.

  • Mbreti i filxhanëve të kafesë

    Mbreti Ludwigu II i Bavarisë

    Mbreti i filxhanëve të kafesë

    Rrethanat e vdekjes së tij kanë mbetur ende sot të pazbardhura. Ishte një fund enigmatik i një jete rrethuar nga aureola e legjendës, jo më kot atë e thërrisnin "mbreti i përrallave". Ludwig jeton në mijëra suvenirë, duke zbukuruar filxhanë kafeje, pjata apo kartolina.

  • Idol Versaja

    Mbreti Ludwigu II i Bavarisë

    Idol Versaja

    Mbretit Ludwig i pëlqente të jetonte në mënyrë luksoze dhe romantike. Këtë e tregon edhe kështjella e dytë e tij, Kështjella e Re Kimse e ngritur në afërsi të lumit Kimse në jugun bavarez. Idoli i tij ishte kështjella e Versajës në afërsi të Parisit. Vetë mbreti jetoi aty vetëm disa ditë deri në vdekjen e tij në vitin 1886.

  • Vend prehjeje

    Mbreti Ludwigu II i Bavarisë

    Vend prehjeje

    Në Bavarinë e Jugut mbreti Ludwig urdhëroi ndërtimin e një kështjelle tjetër, "Vilës mbretërore - kështjella Linderhof". Ajo është më e vogla ndër tre kështjellat e tij, por u përfundua tërësisht në kohën kur ai jetonte. Vila mbretërore ishte vendi më i dashur për të, këtë e tregon edhe fakti që mbreti Ludwig shumicën e kohës e kaloi aty.

  • Në luftë pa dëshirë

    Mbreti Ludwigu II i Bavarisë

    Në luftë pa dëshirë

    Në moshën 18 vjeçare mbretit Ludwigu i II i ra barra e qeverisjes. Ai u angazhua për nxitjen e kulturës, e vlerësonte shumë Wagnerin, dhe e mbështeti shumë kompozitorin. Vërtet në vitin 1886 Ludwig nënshkroi urdhrin e mobilizimit, që e renditi Bavarinë krah aleancës gjermane në luftën mes Austrisë dhe Prusisë, por politikën e luftës ai e la në dorë të ministrave të tij.

  • Vdekje enigmatike

    Mbreti Ludwigu II i Bavarisë

    Vdekje enigmatike

    13. Qershor 1886: Mbreti Ludwig dhe mjeku personal, Bernhard Gudden u gjetën pa jetë në liqenin Starnberger. Aksident apo vetëvrasje? Askush nuk e di deri më sot, megjithëse varianti suicidal merret ende në konsideratë. Më parë mbretit për shkak të një diagnoze mjekësore ia hoqën të drejtat e vendimmarrjes. Mjekët e diagnostikuan mbretin se vitet e fundit kishte dhënë shenja lëkundjesh të mëdha, si psikotike dhe të pashërueshme.

  • Besnikëri ndaj mbretit

    Mbreti Ludwigu II i Bavarisë

    Besnikëri ndaj mbretit

    Postum ai u ngjit në një figurë kult. Vdekja e mbretit Ludwig pati një jehonë të jashtëzakonshme. Tre ditë me radhë qëndruan njerëzit në radhë për t'i dhënë nderimet e fundit mbretit në rezidencën e Mynihut. Madje mesha përkujtimore nga besnikë të mbretit mbahen edhe sot në intervale të rregullta.

  • Filma me jehonë

    Mbreti Ludwigu II i Bavarisë

    Filma me jehonë

    Filmi që e ka vulosur imazhin e Ludwigut në opinion është ai i Lucchino Viscontit "Ludwigu i II" me Helmut Bergerin në rolin kryesor dhe Romy Schneiderin si Sissy. Monarku tregohet këtu një njeri sensibël, i rënduar nga puna si sundimtar.

  • Ludwigu këngëtar

    Mbreti Ludwigu II i Bavarisë

    Ludwigu këngëtar

    Edhe në teatër dhe opereta trajtohet historia e mbretit të përrallave. Jan Amman këndon në rolin e Ludwig dhe Janet Chvatal si mbretëresha Sissy. Opereta u shfaq në Fysen në vitin 2005. Krahas një numri të madh librash dhe albumesh fotografikë, edhe një grafiste japoneze e ka zbuluar mbretin si motiv skicash.

  • Magnet për turistët

    Mbreti Ludwigu II i Bavarisë

    Magnet për turistët

    Kjo kështjellë u ngrit duke bashkuar formuese të ndryshme. Gjendet sot në parkun e lojërave Legoland, në Gyncburg. Me shkallën 1:30 aty janë bashkuar 300.000 formuese lego. E gjithë Bavaria kujton këtë vit mbretin e saj të përrallave. Ndërsa turistët mund të ndjekin gjurmët e mbretit Ludwig në Mynih dhe gjithë Bavarinë.


    Realizimi: Günther Birkenstock/Lindita Arapi
    Redaktoi: Aida Cama